“10 muaj në çadër dhe asnjë ndihmë nga shteti”, familja Krosi në...

“10 muaj në çadër dhe asnjë ndihmë nga shteti”, familja Krosi në Bushnesh të Krujës pa shtëpi: Verës kemi ndenjur në hije të rrushit, po në dimër ku do shkojmë?

122
0
Shares

Tërmeti i 26 nëntorit la me qindra familje në qiell të hapur. Shume prej tyre, në pamundësi ekonomike për t’u akomoduar diku tjetër, u strehuan në çadra. 10 muaj pas tërmetit, ata vijojnë të jetojnë në çadra, pa asnjë informacion mbi fatin e shtëpive të tyre.

I tillë është rasti i Dodë Krosit, i cili së bashku me familjen e tij ka 10 muaj që kalon dimrin dhe verën brenda një çadre, që nuk ofron asnjë mbrojtje ndaj kushteve të vështira atmosferike.

Dodë Krosi është invalid dhe përveç vështirësive që sjell gjendja e tij shëndetësore, ai do të detyrohet të kalojë edhe dimrin e dytë në çadër.

Shtëpia e familjes Krosi u vlerësua me DS5 dhe autoritetet i njoftuan se ata do të akomodoheshin ne Thumanë. Mirëpo kjo nuk është dëshira e tyre, pasi ata duan të jetojnë vendin ku ata kanë lindur dhe krijuar familjen.

etoj në çadër.

Belind Këlliçi: Sa u bë?

Dodë Krosi: Në çadër jetoj, 10 muaj në çadër aty. Jetoj në çadër, edhe asnjë ndihmë asnjë, kshu nuk kanë ardhur që me na thënë, me na dhënë gjë me na ashtu.

Belind Këlliçi: Si ta kanë cilësuar shtëpinë?

Dodë Krosi: DS5.

Belind Këlliçi: Cfarë po ndodh tani në fazën që jemi tani?

Dodë Krosi: Asnjë gjë!

Marte Krosi: Na rroftë çadra!

Dodë Krosi: Na rroftë çadra jonë!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY