Dashi
Ata që janë vetëm nuk duhet të druhen dhe nuk duhet të mendojnë se janë të pafat, vetëm sepse mbështeten tek njerëzit e gabuar. Në punë, nëse keni hasur në ngadalësim, tashmë do të keni mundësi që të rinisni.
Demi
Në dashuri keni nevojë që të bëni qartësi, ndonëse problemi nuk qëndron tek ju. Faji është i personit tjetër, i/e cili nuk është i bindur për atë që bën. Në punë, periudha në vijim do të jetë e rëndësishme për të përballuar një situatë dhe për të kuptuar se si duhet të lëvizni.
Binjakët
Do të ndiheni pak të lodhur gjatë kësaj të mërkure, pasi do të përballeni me diskutime që do të jenë të vështira për tu menaxhuar. Edhe në punë, dita nuk është ndër më të mirat, pasi do të ndiheni nervoz dhe të lodhur.
Gaforrja
Venusi do të hyjë në shenjën tuaj në ditët në vijim dhe ky është një lajm i mirë. Nëse jeni të përfshirë në një lidhje prej kohësh, tashmë do të gjeni rehatinë e munguar.
Luani
Ka ardhur momenti që të bëni disa sqarime. Mund t’iu duhet të bëni një zgjedhje mes dy personave. Në sferën profesionale, ky është moment shumë i mirë për të investuar.
Virgjëresha
Bëni mirë që të jeni të kujdesshëm në dashuri. Fjalët mund të lëndojnë. Në punë duhet të relaksoheni, pasi perfeksioni nuk ekziston. Mundohuni që të mos krijoni probleme.
Peshorja
Ju pret një ditë mbresëlënëse në fushën e ndjenjave, pasi Dielli do të hyjë në shenjën tuaj. Do të ndiheni disi nervoz sa i takon punës dhe do të kërkoni që të zgjidhni shumë probleme njëkohësisht.
Akrepi
Hëna do të jetë në anën tuaj dhe me afrimin e tetorit, as Venusin nuk do e keni më kundër. Zhvillime optimiste paraqiten edhe në sferën sentimentale. Sa i takon punës do të jeni disi konfuz, por është diçka normale, pasi keni shumë gjëra për të bërë.
Shigjetari
Jeni disi të acaruar. Ka ardhur momenti të kuptoni, nëse duhet ti jepni ose jo një shtysë jetës suaj, shkruan noa.al. Në punë, do të përballeni me mundësi të shumta. Ata që ushtrojnë profesione të lira, duhet të shmangin komplikimet.
Bricjapi
Mëngjesi i kësaj të mërkure do të jetë mjaft pozitiv për dashurinë, ku do të përballeni me mundësi të shumta. Mos i lini t’iu ikin nga duart! Sa i takon punës, kjo është një periudhë mjaft interesante, sidomos për ata që janë përballur me krizë në muajt e fundit.
Ujori
Ju pret një ditë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave. Nëse jeni vetëm prej kohësh, do të keni mundësi që të takoni njerëz të rinj. Në punë, do të keni shumë përgjegjësi dhe doni të jeni më të lirë për të bërë gjërat që ju pëlqejnë.
Peshqit
Ky është moment shumë i rëndësishëm sa i takon ndjenjave, pasi do të përballeni me ndryshime. Në punë, është momenti për të guxuar. Me gjasë do të keni një takim të rëndësishëm për të ardhmen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/