Gjykata e dënoi me 14 vite burg, Arbër Çekaj bën lëvizjen e...

Gjykata e dënoi me 14 vite burg, Arbër Çekaj bën lëvizjen e radhës

212
0
Shares

Biznesmeni i bananeve Arbër Çekaj ka ankimuar në Apel vendimin e dhënë ndaj tij nga ana e Gjykatës së Posaçme, e cila e dënoi atë me 14 vite burg, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg, kërkesë të cilën e konfirmoi edhe gjykata në shkallën e parë, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën. Çekaj mohoi ngjarjen e dy viteve më parë, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt.

Gjithashtu, gjykata në shkallën e parë dha vendimin edhe për anëtarët e tjerë të kësaj dosje, ku Donaldo Lushaj u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Armando Pezaku u dënua me 8 vjet e 8 muaj burg. Edhe Lushaj e Pezaku e kanë apeluar vendimin e dhënë nga shkalla e parë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY