Dy persona të moshave 23 dhe 39 vjeç janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dy lokalet e tyre në qytetin bregdetar u konstatua ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave (basteve) sportive nëpërmjet telefonit, duke fshehur të ardhurat.
Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizmi i lojërave të palejuara”.
Uniformat blu paralajmërojnë se kontrollet do të vazhdojnë përgjatë ditëve në vijim, duke ftuar qytetarët të denoncojnë shkelje të ngjashme.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/