Mediat në Kosovë raportuan sot se deputetit i PS-së i Qarkut Lezhë, Eduart Ndocaj i njohur ndryshe si “Kaubojsi” është rrahur keq nga dy persona në fshatin Landovicë, afër qytetit të Prizrenit.
Kështu shkruante ndër të tjera portali Blic, që pretendon se autorët e agresionit kanë qenë dy trafikantë.
“Ndocaj ka qenë në Pejë dhe duke u kthyer nga Peja, është ndalur në Landovicë të Prizrenit. Aty e kanë rrahur dy persona, që janë të njohur për Policinë si persona të dyshuar për trafikim me narkotikë”, tha ky burim i Gazetës Blic brenda Policisë.
“Personat që kanë sulmuar deputetin shqiptar janë të njohur për Policinë”, shkruan Gazeta Blic.
“A. V., nga Kukësi, me banim në Prizren dhe I. B., nga Prizreni”, tha burimi.
Portali thekson se bashkë me deputetin Ndocaj, në veturë ka qenë edhe këngëtarja e njohur E. A., një personazh i njohur nga Shqipëria.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/