Tjetër mesazh nga Yuri Kim: Opozita mori përgjegjësitë e saj! Palët të...

Tjetër mesazh nga Yuri Kim: Opozita mori përgjegjësitë e saj! Palët të mos devijojnë nga 5 qershori, çështje nderi

168
0
Shares

Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar nga Himara diskutimet mes palëve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke vlerësuar draftin  e sjellë nga opozita jashtëparlamentare si pjesë e angazhimit të saj për të përfaqësuar popullin dhe qëndrimin e maxhorancës për t’i shqyrtuar këto propozime.

Çështje nderi! Kështu e quajti kryediplomatja amerikane gatishmërinë e palëve për t’i qëndruar marrëveshjes së 5 qershorit. Ajo theksoi se nëse do të bëhen ndryshime që nuk i qëndrojnë asaj marrëveshje, duhet të marrin formë vetëm me dakordësinë e të gjithë palëve, frymë në të cilët u hartua edhe pakti i nënshkruar prej tyre.

Jam shumë e kënaqur që opozita jashtë parlamentit ka marrë përgjegjësitë e saj për të përfaqësuar popullin. E kam thënë edhe para disa ditësh që opozita të jetë e angazhuar dhe të gjitha palët të sjellë propozime që janë reale. Kam kuptuar që sot opozita ka bërë një propozim dhe jam e lumtur që PS ka thënë se do ta marrë këtë kundërpropozim dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë. Kjo është ajo që duhet të presim nga një vend që është anëtar i NATO-s, aspiron BE-në dhe kryeson OSBE-në. 5 qershori arriti një marrëveshje transparente dhe çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi.  Nëse palët bien dakord për çështje të tjera përtej 5 qershorit ne do ta mbështesim”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY