Bino e shtruar në spitalin Infektiv, ministrja Manastirliu tregon gjendjen aktuale të...

Bino e shtruar në spitalin Infektiv, ministrja Manastirliu tregon gjendjen aktuale të shefes së ISHP

132
0
Shares

Shefja e Epidemiologjisë së ISHP-së, Silva Bino është shtruar në spitalin infektiv, pas infektimit me COVID-19.

Menjëherë pas këtij lajmi, ka reaguar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përmes një statusi në Facebook, ministrja i uron shërim të shpejtë shefes së ISHP-së dhe gjithashtu njofton se mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar.

“I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT. Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë,” tha ministrja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY