“Indiferenca e tyre është tallëse”, Naftëtarët e Ballshit hyjnë në grevë urie...

“Indiferenca e tyre është tallëse”, Naftëtarët e Ballshit hyjnë në grevë urie brenda uzinës

117
0
Shares

Naftëtarët e Ballshit kanë vendosur të hyjnë në grevë urie brenda ambienteve të uzinës së përpunimit të naftës.

Pas protestës së sotme ata kanë marrë një vendim të tillë pas shumë tentativave që problemet e tyre të marrin zgjidhje por që kanë hasur në vëshin e shurdhër të qeverisë.

I pari që është futur në grevë është Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës se naftëtarëve të bashkuar. Ai është shprehur për mediat se naftëtarët nuk duhet të kishin dalë nga greva e shkurtit, por u detyrua nga premtimet boshe, siç i quan ai.

”Gjatë gjithë kësaj kohe të gjatë që naftëtarët janë në protestë, prej muajit janar, ne jemi përpjekur me të gjitha format për një zgjidhje. Indiferenca e tyre është tallëse. Nuk u kushton gjë atyre që të zbresin shkallët nga ministria dhe të japin zgjidhje”.

Prej dy vitesh, naftëtarët protestojnë për mosmarrjen e 20 pagave të prapambetura, si dhe kërkojnë rifillimin e punës në uzinë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY