FOTO/Denoncimi i PD, Zhupa: Veliaj transferon 1 miliardë lekë të tjera në...

FOTO/Denoncimi i PD, Zhupa: Veliaj transferon 1 miliardë lekë të tjera në parajsë fiskale

93
0
Shares

Sot, PD ka denoncuar nje tjeter skandal te Bashkise Tirane, e cila sipas tyre lidh Edi Ramen dhe Erion Veliajn.

Sipas Ina Zhupes, qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë në shtëpi, nxënësit mësojnë edhe me 4 turne, rrugët dhe oborret nëpër lagje janë si në mesjetë, tarifat janë më të shtrenjtat në Shqipëri, biznesi i vogël gjobitet për gjithçka, ajri është më i ndoturi në Europë, por Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk duan t’ia dinë për asgjë prej këtyre problemeve të përditshme të qytetarëve.

#LIVE – Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa deklaratë për mediat

Erion Veliaj transferon edhe 1 miliardë lekë të tjera në parajsë fiskale, PD: Po vidhen paratë e qytetarëve për inceneratorin e Ramës dhe Veliajt. Zëdhënësja e PD, Ina K. Zhupa deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 28 septembre 2020

Kjo ndodh sipas saj, pasi prioriteti i tyre kryesor janë inceneratorët, që po gllabërojnë miliona euro nga paratë e qytetarëve.

Zhupa flet për inceneratorin e Tiranës, e cila zë vendin e parë në skemën korruptive mafioze për të vjedhur qytetarët e Tiranës për llogari të pushtetit të Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetaj, Taulant Ballës dhe bandave që qendrojnë pas tyre si amortizues të konflikteve mes klaneve në qeveri.

Për inceneratorin e Tiranës, që duhet të ishte një investim privat, pa para publike, Erion Veliaj ka paguar së fundmi edhe 1 miliardë lekë te tjera. Nga taksat e rritura, që duhet të përktheheshin në shërbime më të mira për qytetarët, paguhet 1 milard lekë për biznesin privat të ngritur me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës janë të fshehur pas llogarive në parajsa fiskale, por për llogari të këtij biznesi, Erion Veliaj rriti pak kohë më parë tarifën e pastrimit për qytetarët e Tiranës. Për të mbushur xhepat e inceneratorit të Ramës dhe Veliajt një qytetar duhet të paguajë 7500 lekë më shumë tarifë pastrimi, një biznes i vogël duhet të paguajë rreth 22 mijë lekë më shumë, ndërsa biznesi i madh deri ne 110 mijë lekë më shumë”,-denoncon PD.

1 miliardë lekë shtesë për inceneratorin e Tiranës do të thotë më pak para për ekonominë e vërtetë në mjerim shprehet Zhupa.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY