Abuzoi seksualisht 15 herë me të miturën, Prokuroria mbyll hetimet për Abaz...

Abuzoi seksualisht 15 herë me të miturën, Prokuroria mbyll hetimet për Abaz Dogën

186
0
Shares

Prokuroria mbyll hetimet për Abaz Dogën, Klajdi Poçin dhe dy të miturit R.O. dhe F.B.të akuzuar për abuzim seksual me vajzën e mitur në shkollën 9-vjeçare në Babrru.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se e mitura e abuzuar ka dëshmuar përpara organit të akuzës se ata e kanë kërcënuar se do i nxirrnin fotot intime.

Sipas saj ajo është abuzuar për herë të parë nga Abaz Doga në vitin 2018 dhe më pas është detyruar të shkojë edhe disa herë të tjera për shkak të presionit.

Tre të pandehurit hedhin poshtë dëshmitë e njëri-tjetrit. Abaz Doga pretendon se vajza është abvuzuar nga dy të rinjtë ndërsa sipas kërkesës për gjykim rezulton se Doga ka abuzuar rreth 15 herë me të.

Doga ka pretenduar se herën e parë që e ka marr në shtëpie, vetëm e ka prekur, ndërsa shton se kanë qenë dy të rinjtë që fillimisht kanë abuzuar me vajzën, i kanë bërë video intime, të cilat Abaz Doga ia ka blerë dy të miturve për shantazh.

Më tej, i pandehuri tjetër Klajdi Poci ka thënë se ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën por videon e ka bërë Doga. Ndërkohë dy të miturit e tjerë të pandehur, kanë deklaruar se Abaza Doga i ka bërë presion vajzës që të shkonte me ta. Dy shokët kanë filmuar aktin në video.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY