Shkrumbohet në Elbasan nga flakët ‘Porche’, pronari subjekt i OFL

Shkrumbohet në Elbasan nga flakët ‘Porche’, pronari subjekt i OFL

118
0
Shares

Një automjet tip ‘Porsche’ me targa AA 007 është djegur gjatë natës në Elbasan.

Makina është shkrumbuar plotësisht teksa mësohet se është në pronësi të shtetasit Elis Bahushi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ”28 nëntori”. Policia po vijon hetimet teksa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ndërkohë sipas burimeve, pak kohë më parë Operacioni ‘Forca e Ligjit’ i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë shtetasit Elis Bahushi.
Bahushi ka qenë i dënuar për ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve’ dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale’.

Ai është një nga 27 të arrestuarit i akuzuar si i përfshirë në ngritjen e laboratorit të përpunimit të heroinës në Has.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY