Vetëflijohet kryefamiljari 57 vjeçar

Vetëflijohet kryefamiljari 57 vjeçar

48
0
Shares

Një 57-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në fshatin Pinet në Ndroq.
Policia e Tiranës bën me dije se “më datë 28.04.2017, rreth orës 22:20, ka ardhur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, se në fshatin Pinet, Ndroq, në banesë, është gjetur i vdekur, shtetasi S. A., 57 vjeç”.
Në vend, u gjet arma e zjarrit me një fishek në fole, një gëzhojë dhe një letër me amanete për familjarët.
Sipas policisë menjëherë nisën hetimet dhe u pyetën familjarët e viktimës për të hedhur dritë rreth ngjarjes.
Menjëherë janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët pas kqyrjes së vendit të ngjarjes kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip “TT”, me 1 krëhër me 5 fishekë, një fishek në folenë e fishekut, një gëzhojë model “54” dhe një letër ku ka shkruar disa amanete për familjarët.
Duke u bazuar në faktet e mbledhura dhe deklarimet e familjarëve të viktimës, shtetasi S. A., ka kryer akt vetëflijimi.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY