Ne pranga dentisti i burgut 313, e zbuloi skaneri

Ne pranga dentisti i burgut 313, e zbuloi skaneri

150
0
Shares

Stomatologu i burgut 313 në Tiranë është arrestuar sot pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut. Përveç dentistit, i identifikuar vetëm me iniciale, F.B. është nën akuzë dhe një i paraburgosur.

“I paraburgosuri R.S. rreth orës 11:30 të datës 25.09.2020 është vizituar tek stomatologu i IEVP 313 Jordan Misja, F.B., kabineti i të cilit ndodhet në godinën B të institucionit. Pas vizitës dentare, ura metal-detektor gjatë kthimit të këtij të paraburgosuri ka dhënë sinjal dhe pas kontrollit fizik në trupin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë e dyshuar narkotike rreth 100 gram e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin. Në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-detektor, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës.

Pas kryerjes së veprimeve procedurale dhe administrimit të provave si, deklarime, këqyrja e kamerave, dokumente, etj, u bë arrestimi i tyre. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY