Pak ore shiu, Tirana permbytet edhe atje ku nuk eshte permbytur kurre

Pak ore shiu, Tirana permbytet edhe atje ku nuk eshte permbytur kurre

97
0
Shares

Rrugët kryesore të Tiranës jane nën pushtetin e ujit, dhe dhjetra biznese të permbytura.

Uji ka mbuluar rrugët kryesore të qytetit si ajo e Elbasanit, zona e Myslym Shyrit apo ajo e Don Boskos, ndërkohë që reshjet me intesitet të lartë pritet që të vazhdojnë edhe gjatë paradites së sotme.

Bashkia e Tiranes dhe ndermarrjet kanë qenë të papërgatitura për përballimin e kësaj situate, që me gjasa do të ketë dëmtuar dhjetra biznese që gjenden në katet e para të pallateve në Tiranë.

Gjatë ditës së djeshme  Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bëri një zyrtare 5 prefekturave në vend për situatën do të shkaktohet nga moti i keq.

AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht u ka bërë shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër.  AKMC shpjegon se sipas IGJEUM, në veri perëndim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu.

Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim, njofton IGjEUM.

AKMC apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY