U zhduk 17 muaj më parë, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit...

U zhduk 17 muaj më parë, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit Laert Beqaj në Greqi

195
0
Shares

Në Greqi është gjetur trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqajt, i cili rezultonte i zhdukur prej 17 muajsh. Beqaj humbi gjurmët mesnatën e 9 Prillit 2019.

Mediat greke raportojnë se trupi i tij është gjetur tre ditë më parë në në një zonë shkëmbore Andro. Skenarët e zhdukjes së tij janë nga më të ndryshëm, të cilët ende nuk janë konfirmuar, por që mbeten për të hetuar.

Sipas detektivit privat, George Tsoukalis, i cili kishte ndërmarrë hetimet për ta gjetur në një emision televiziv tha se trupi i Laertit u gjet një zonë shkëmbore, por ajo që mbetet është se duhet të fillojnë hetimet pranë plazhit të ishullit dhe u identifikua në një laborator.

Sipas një reportazheve të midiave greke, një ditë pas zhdukjes së Laertit, një burrë, i cili ishte në bordin e një anijeje rrugës nga Rafina për në Mykonos, kishte rënë në det. Laerti punonte ne dy-tre punë për të mbajtur familjen dhe prinderit e tij.

Ai nuk ka pasur probleme me autoritetet vendore. Por ajo që mbetet enigmë është se mori një udhëtim të papritur dhe pa i thënë gjë familjes së tij në drejtim të Mikonos për të punuar.

Kamera e sigurisë së anijes kishte regjistruar njeriun që ra në det. Siç doli nga rrobat që mbante burri, por edhe nga dëshmitë e udhëtarëve, ky njeri ishte 36-vjeçari shqiptar Laert Beqaj.

Autoritetet tani po hetojnë natën e fundit para zhdukjes së tij dhe rrethanat nën të cilat ai ra në det të nesërmen.

/DRONI.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY