Vendi i rëndësishëm europian e heq nga lista e karantinës Kosovën, Shqipëria...

Vendi i rëndësishëm europian e heq nga lista e karantinës Kosovën, Shqipëria ende me rrezik

119
0
Shares

Duke filluar nga 28 shtatori, Kosova do të largohet nga lista e kárantinës në Zvicër, kurse Shqiperia ende jo. Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik për koronavirusin. Britania e Madhe, Portugalia dhe Belgjika janë përfshirë në këtë listë ndërsa Kosova është hequr.

Me riaktualizimin e fundit, kárantina është e detyrueshme për 59 shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve. Më 11 shtator ishin 51 shtete dhe regjione të kësaj kategorie.

Lista e re do të hyjë në fuqi të hënën, 28 shtator, siç është njoftuar nga BAG. Kushdo që hyn nga një prej vendeve të rrezikut duhet të jetë në kárantinë për dhjetë ditë.

Përveç Portugalisë, Belgjikës dhe Britanisë së Madhe, Zyra Federale tani ka shtuar në listë Danimarkën, Irlandën, Islandën, Slloveninë, Hungarinë dhe Marokun. Nga vendet në Lindjen e Mesme, Omani përsëri konsiderohet një vend me rrezik.

Lista e azhurnuar përfshin gjithashtu zonat e Bretanjës në Francë, Ligurisë në Itali dhe shteteve federale të Austrisë së Epërme dhe Austrisë së Poshtme në Austri. Ndërkaq, BAG ka nxjerrë nga lista dy vende të Evropës: Kosovën dhe San Marinon. Sic eshtë shkruar tashmë, Kosova prej më shumë se dy javësh ka një numër të ulët infeksionesh, konkretisht nën 60 në 100 mijë banorë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY