Ministrja e Arsimit Evis Kushi viziton gjimnazin “Bakushe Visha”, Fushë-Krujë në ditën...

Ministrja e Arsimit Evis Kushi viziton gjimnazin “Bakushe Visha”, Fushë-Krujë në ditën e parë të detyrës

140
0
Shares

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka vizituar në ditën e parë në krye të detyrës pas betimit në presidencë  gjimnazin “Bakushe Visha” në Fushë-Krujë.

Duke i uruar nxënësve një vit shkollor të mbarë ajo i ka këshilluar që të mbajnë maska e të ruajnë distancën me njëri-tjetrin.

“Bashkë me kolegen time Eglantina Gjermeni ishim sot në gjimnazin “Bakushe Visha” në Fushë-Krujë, një shkollë pritëse kjo edhe për nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “Selman Daci” dhe shkollës 9-vjeçare “Gjon Luka “. Aty është bërë një organizim shumë i mirë për vijimin e procesit mësimor edhe për këto dy shkolla të dëmtuara nga tërmeti. Duke uruar nxënësit për këtë vit shkollor, me ta bashkëbiseduam mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor, “RTSH Shkollën” dhe platformën “Akademi.al”. Të gjithë bashkë ramë dakord se është e rëndësishme të mbajmë maskën, ruajmë distancën me njëri-tjetrin dhe respektojmë çdo masë tjetër që ka në fokus ruajtjen e shëndetit të tyre personalisht, mësuesve, prindërve e të afërmve të tyre gjithashtu “, shkruan Kushi në rrjetet e saj sociale.

Evis Kushi zëvendësoi Besa Shahinin në postin e Ministres së Arsimit, pasi Shahini dha dorëheqjen në ditën e parë të shkollës./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY