Situata drejt normalizimit/Qyteti i parë që mund të ketë arritur imunitetin e...

Situata drejt normalizimit/Qyteti i parë që mund të ketë arritur imunitetin e tufës

140
0
Shares

Katër muaj më parë, pamjet e publikuara nga qyteti Manaus në Brazil tmerruan botën, ku viktimat e shkaktuara nga koronavirusi qëndronin në kamionë frigoriferikë pasi autoritetet dhe të afërmit nuk arrinin dot t’i varrosnin për shkak të numrin të madh të trupave të pajetë.

Por tashmë situata ka ndryshuar krejtësisht në këtë qytet brazilian, ku infektimet e reja me Covid-19, të shtruarit në spital dhe viktimat, kanë rënë ndjeshëm dhe situata po shkon drejt normalitetit.

Për këtë arsye, shkencëtarët janë shprehur se ky qytet mund të ketë arritur imunitetin e tufës, ndërsa izolimi nuk u vendos asnjëherë, madje edhe masat nuk është se u respektuan.

Qyteti, i vendosur mes pyjeve të Amazonës, u godit rëndë nga koronavirusi në fillimin e pandemisë. Pamje të kapura me dron tregonin makineritë e rënda teksa gërmonin për hapjen e varreve masive për viktimat e shkaktuara nga koronavirusi. Me qindra trupa të pajetë u ruajtën në frigoriferë. Këto skena u përshkruan si një film horror nga kryebashkiaku i këtij qyteti.

Ndryshe nga shumica e shteteve në Azi dhe në Europë, ky qytet kurrë nuk vendosi karantinën, madje as rregulla të rrepta të distancimit social dhe as vendosjen e maskës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY