EMRAT/OFL në Berat, u kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve për...

EMRAT/OFL në Berat, u kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve për akuzat e rënda

186
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 persona në Zvicër dhe Berat të dënuar për trafik droge, vjedhje e rrëmbim personi.

Deklarimi i pasurisë u kërkohet shtetasve:

-Tauland Starova, banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Marinelo Sula, banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

-Kliton Hoxha, banues në Berat, i dënuar për veprën penale ’’Vjedhja me dhunë”;

-Nderim Deliu,banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

-Gramos Toto, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY