Mesohen propozimet e opozitës parlamentare për ndryshimet në kodin zgjedhor.
Ajo që bie në sy është fakti se për hapjen e listave, Rudina Hajdari ka hequr dorë nga renditja sipas rendit alfabetik dhe janë kthyer te propozimi i PS me rend numerik, duke nisurnga numri një.
Sa i takon pragut elektoral, ata e kërkojnë 1% nga 3 që e kërkon PS. Në seancën e sotme, deputetët e opozitës kërcënuan me bojkot nëse listat nuk hapen 100%.
Hajdari gjithashtu u ndal tek çështja e listave 100% të hapura, teksa u pyet lidhur me thirrje e deputetit Andi Përmeti për bojkot të Kuvendit. Ajo tha se opozita është e gatshme të bëjë çdo sakrificë për të mbështetur hapjen e listave 100%.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas opozitës parlamentare:
1/ Partia politike ose koalicioni zgjedhor depoziton në KQZ listën shumëemërore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.
2/ Lista e subjekteve depozitohet në KQZ në rast kur territori i njësisë së qeverisjes vendore nuk mbulohet nga KZAZ e vetme.
3/ Kandidatët për deputet, përjashtuar Kryetari i Partisë nuk mund të regjistrohet për një zonë zgjedhore tjetër.
4/ Emrat e listës shumëemërore zgjedhore paraqiten sipas rendit shifror. Numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i vogël se numri i që do zgjidhen. Për koalicionet përbri emrit të kandidati shënohet cilës parti i përket.
5/ Subjekti zgjedhor nuk mund të ndryshojë renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit.
Ngritja e Grupeve të numërimit të Votave:
1/ Për numërimin KQZ emëron grupet jo më vonë se 10 ditë para votimit. Nr i grupeve është dy për çdo tavolinë.
2/ Grupi i numërimit përbëhet nga numëruesi i parë dhe një sekretar.
3/Anëtarët përzgjidhen me short, nga administrata zgjedhore dhe jo nga subjekte politike.
4/ një grup jo më pak numërim se 5 qendra votimi dhe jo më shumë se 10.
5/ KQZ përcakton me akt normativ kriteret e numërimit.
6/ Anëtarët e GNV-ve ushtrojnë detyrën nën përgjegjës ligjore.
Shpërndarja e mandateve për kandidatët fitues:
1/ Pas përfundimit KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues.
2/ Shpërndarja e mandateve fillon në rend zbritës në bazë të votave. Në rast barazimi renditja cakothet me short.
3/ Nga renditja përjashtohen kandidatët që nuk i janë nënshtruar votimi parapëlqyes.
4/ Kandidatët e gjinisë së nënpërfaqësuar ngjiten në renditje duke filluar nga kandidati i gjinisë përkatës me shifrën më të lartë të votave parapëlqyese derisa lista të plotësojë kushtin.
5/ Shpërndarja e mandateve që i takojnë subjektit zgjedhor bëhet vetëm në bazë të listës së rirenditur.
6/ Përllogaritja dhe shpërndara miratohet me vendim .
Deputetët që kanë firmosur:
Rudina Hajdari
Myslim Murrizi
Halit Valteri
Arlind Çaçani
Ralf Gjoni
Alban Zeneli
dhe Halil Jakimi.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/