Infektohet me COVID19 shefi i ORL, i shoqëruar nga Pipero niset urgjent...

Infektohet me COVID19 shefi i ORL, i shoqëruar nga Pipero niset urgjent për në Turqi

233
0
Shares

Një tjetër person i rëndësishëm i shëndetësisë në Shqipëri është infektuar nga COVID19.

Bëhet fjalë për shefin e Shërbimit të Otorinolaringologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë,  dr. Besim Boçi i cili është dërguar me urgjencë në një spital në Stamboll.

Dërgimi i tij në Turqi është bërë për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore pas prekjes nga virusi.

Sipas informacioneve shefi i ORL në atë që shumë e njohin si spitali francez, shoqërohet dhe nga mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Ende nuk dihet si dhe ku është infektuar dr.Boçi. Zyrtarisht nuk ka një informacion mbi gjendjen dhe kurimin e tij dhe as prej sa ditësh ishte prekur nga koronavirusi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY