Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca pleanre deputetin Adriatik Alimadhi. Alimadhi u përjashtua nga seanca ndërsa kryeparlamentari e paralajmëroi se nëse nuk del do të përjashtohet për 10 ditë.
Alimadhi ka vazhduar të flasë në foltore, dhe më pas deputetët e opozitës së re janë afruar që të bindin Alimadhin të largohet nga foltorja.
Ruçi vijoi duke i thënë Alimadhit: O trim, largohu nga foltorja o trim, se është shekulli i mendjes, jo i forcës. Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta. Nëse nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim”, deklaroi Ruçi.
Seanca plenare e kësaj të enjteje është ndërprerë për herë të dytë për të vijuar në orën 12:45.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/