Një përfaqësi e mjekëve shkuan sot në kryeministri të thirrur nga ky institucion për gjetjen e një zgjidhjeje për 4 kërkesat me të cilat ata kishin paralajmëruar një protestë.
Kështu në orën 09:00 katër mjekë u nisën në kryeminisri. Por duket se mjekët janë zhgënjyer pasi siç thotë kirurgu Ibrahim Ruka nuk janë pritur nga Rama.
“Takimi i mjekëve po bëhet në zyrën e bashkëqeverisjes ku të pranishëm ishte ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori I QSUT-së Enkel Joti. Takimi është zhvilluar vetëm me këshilltarët. Këtë ata e konsiderojnë mashtrim pasi nuk janë pritur nga Rama, ashtu siç ishte parashikuar” eshte shprehur kirurgu.
Nje grup mjekesh po proteston ne QSUT nderkohe qe policia nuk dha leje per protesten e sotme.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/