KERKESAT/Qeveria nuk lejon protestën e mjekëve, i thërret në takim në Kryeministri

KERKESAT/Qeveria nuk lejon protestën e mjekëve, i thërret në takim në Kryeministri

142
0
Shares

Mjekët e QSUT kishin lajmëruar zhvillimin e një proteste ditën e sotme (24 shtator) përpara spitalit nr.1 të kompleksit spitalor.

Sipas njoftimit nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, protesta do të zhvillohej rreth orës 10:00 dhe do të zgjaste një orë. Por me pretendimin e rrezikut të përhapjes së Covid-19, Policia e Shtetit nuk e ka miratuar lejen. Mjekët janë thirrur për një takim në ora 09:00 në ambientet e kryeministrisë.

Çfarë kërkojnë mjekët:

1. Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

2. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

3. Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

4. Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY