Provime me euro dhe lekë, arrestohet pedagogu në Korçë bashkë me sekserin

Provime me euro dhe lekë, arrestohet pedagogu në Korçë bashkë me sekserin

136
0
Shares

Një pedagog i fakultetit të Shkencave Sociale në universitetin “Fan Noli”  të Korçës së bashku me një person tjetër kanë rënë në prangat e policisë për mitmarrje.

Të arrestuarit janë Alket Dino dhe Xhevi Dervishi. Dino dyshohet se ka përfituar shuma monetare në këmbim të dhënies së provimeve për studentët.

Ndërkohë, Dervishi dyshohet se ka bërë ndërmjetësin mes pedagogut dhe studentëve. Shoqerimi i tyre është bërë mbrëmjen e të mërkurës, 23 shtator 2020.

“Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. D., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xh. D., 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë” njoftoi policia.

Pedagogu së bashku me sekserin sipas policisë janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY