FOTO/Pa kaskë në motoçikletë, Zaev dhe ministri i tij gjobiten nga policia

FOTO/Pa kaskë në motoçikletë, Zaev dhe ministri i tij gjobiten nga policia

115
0
Shares

Kryeministri Zoran Zaev, zv/ministri Ljupço Nikollovski si dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe janë gjobitur për kundërvajtje në trafik, respektivisht për mosmbajtje të kaskës gjatë drejtimit të motoçikletës.

Prej fotografive të urdhërpagesave të shpërndara në rrjetet sociale shihet se funksionarët shtetërorë janë gjobitur me nga 50 euro.

Zaev, Nikollovski dhe Filipçe ishin ndaluar para tre dite në bulevardin “Goce Delçev” në afërsi të Qeverisë. Siç duket, në Maqedoni ligji është mbi pushtetarët dhe policia nuk ka frikë të ndëshkojë edhe zyrtarët më të lartë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY