EMRI/OFL i kërkon mikut të Emiljano Shullazit të deklarojë pasurinë

EMRI/OFL i kërkon mikut të Emiljano Shullazit të deklarojë pasurinë

92
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit i ka “trokitur” në derë Lutfi Shabanit i njohur si Ben Çami, mik me Emiljano Shullazin. Dokumenti ku OFL i kërkon Çamit te deklarojë pasurinë, mban datën e djeshme, 22 shtator.

Shabani akuzohet si organizatori kryesor i trafikut ndërkombëtar i heroinës nga Turqia në Shqipëria. Shabani u arrestua në vitin 2016 si i dyshuar në një linjë ndërkombëtare trafiku droge. Arrestimi i tij, bashkë me dy shtetas të tjerë u bë pas kapjes së 574 kilogramëve hashash në doganën e Kapshticës.

Prokuroria e akuzoi fillimisht për trafik lëndësh narkotike, por më pas ndryshoi akuzën nga “trafik droge” në “moskallëzim krimi”.

“Struktura e Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të, nenit 18, pika datë 31.01.2020,” Per Masat Parandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës Kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit dhe Sigurisë Publike”. KËRKOJ:1, të Aktit Normativ Nr. 1,

Shtetasi Lutfi Enver SHABANI, me banim në Rajonin Nr.5 qyteti – Durrës, të paraqitet pranë Strukturës Operacionit Forca e Ligjit në Tiranë dhe të paraqesë brenda 48-orësh, një deklaratë në lidhje me:

a) burimin e ligjshëm të sigurimit të pasurisë;

b) shkakun e posedimit dhe përcaktimin e masës të së drejtës apo interesat të ligjshëm që ardhurave në raste

gëzon mbi pasuritë, objekt shqyrtimi; c) sqarimin e mënyrës së fitimit të pasurisë (në veçanti burimin shitblerje);

d) përcaktimin nëse pasuria ka bashkëpronar ose është në përdorim të të tretëve apo këta e) të ardhurat e ligjshme vjetore; përfitojnë prej saj në një mënyrë tjetër:) çdo informacion tjetër lidhur me pasurinë. 2. Për mos zbatim të kërkesës brenda 48 orëve, Ju njoftojmë se do të zbatohen kërkesat e pikës 2,

Dokumentacioni i paraqitur nga ana Juaj, së bashku me këtë kërkesë do t’i dërgohet Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësim. Shënim:Dokumentet e paragitura në lidhje me justifikimin e pasurisë, duhet të jenë origjinale ose kopje të njehsuara me originalin”, thuhet në shkresën e OFL.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY