VIDEO/Pranga ekonomistit të firmës private, në kërkim pronari dhe menaxheri, çfarë sekuestroi...

VIDEO/Pranga ekonomistit të firmës private, në kërkim pronari dhe menaxheri, çfarë sekuestroi policia

213
0
Shares

Dy persona javë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen si përfshirë në një skemë falsifikimi dokumentesh, vulash, stampash dhe formularësh si dhe kontrabandë mallrash.

Burime bëjnë me dije se në pranga janë vënë Leonard Runa, ekonomist në një kompani private si dhe bashkëpunëtori i tij Romarjo Omeri. Ndërsa janë shpallur në kërkim pronari dhe menaxheri i një firme private S. Jaçe dhe A. Dervishaj.

Lidhur me këtë operacion ka reaguar më pas edhe policia. Në njoftim thuhet se të arrestuarit në bashkëpunim me personat e shpallur në kërkim kryenin falsifikim vulash, stampash dhe formularësh, si dhe tregtim të mallrave ushqimorë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 automjet, i marrë me qira nga një kompani private me qëllim kamoflimin e aktivitetit, 23 bidona dhe 4 fuçi me esencë për nargjile, 493 kova me stampa të ndryshme të mbushura me lëndën që përdoret për nargjilen, 1 peshore elektronike, 2 aparat celular dhe sende të tjera.

TiranëVijon operacioni policor i koduar “Nargjile” .Goditet një tjetë rast në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Sekuestrohen nargjile, ambalazh e produkte me logo të paautorizuara dhe sende të tjera.Vihet në pranga 2 shtetas, dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim .Në vijim të operacionit policor “Nargjile” finalizuar rreth 1 viti me parë, ka vijuar puna me hetime më të thelluara nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke goditur një tjetër rast , ku u bë e mundur arrestimi i shtetasve :•R. O., 25 vjeç dhe L.R., 33 vjeç, (ekonomisti i firmës Nargjile, i dënuar më parë për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e Tvsh), të dy banues në Tiranë.Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :S.J (Administratori, pronari i subjektit Nargjile) dhe A. D (menaxheri i firmës Nargjile).Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë të shpallur në kërkim ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.Gjatë operacionit, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 automjet, i marrë me qira nga një kompani private me qëllim kamoflimin e aktivitetit, 23 bidona dhe 4 fuçi me esencë për nargjile, 493 kova me stampa të ndryshme të mbushura me lëndën që përdoret për nargjilen, 1 peshore elektronike, 2 aparat celular dhe sende të tjera.Theksojmë se këto produkte dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, duke shmangur tërësisht regjimin dhe detyrimin doganor. Këta shtetas, nëpërmjet kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore, ka konkurruar në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 23 septembre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY