Paralajmërimi i epidemiologut: Gabimi që bëhet në shkolla, ja çfarë duhet shmangur...

Paralajmërimi i epidemiologut: Gabimi që bëhet në shkolla, ja çfarë duhet shmangur urgjentisht

154
0
Shares

Epidemiologu Ilir Alimehmeti i ftuar në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit në shkollë. Epidemiologu sqaroi se në këtë fazë të koronavirusit qytetarët janë më të përgatitur në lidhje me COVID-19, ndryshe nga fillimet kur u shfaq, ku dihej shumë pak për trajtimin e tij.

Por gjithashtu ai sqaroi se duhen shmangur grumbullimet e fëmijëve me prindërit.

“Mjeku i familjes ka qenë një rol kyç. Nëse trajtimi fillon mirë që në shtëpi atëherë do të kemi një situatë më të kontrolluarGrumbullimi i fëmijëve më prindërit, mësuesit në shkollë duhet shmangur”, tha ai.

Gjithashtu Alimehmeti theksoi se sipas informacioneve shkencore, personat asimptomatikë kanë një rrezik më të ulët transmetueshmërie.

“Situata në vjeshtë vjen duke u vështirësuar. Por testimet janë ato që do të mbushin boshllëkun e informacionit. Distanca, higjiena dhe maska vlen për çfarëdo lloj virusi respirator”, tha Alimehmeti.

“Risku në lëvizjet më urban është më i lartë se në kinematë. Besoj që numri i persona që lëvizin me transport është shumë më i lartë se personat që shkojnë në kinema.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY