DENONCIMI/ Një tjetër grabitje nga rrugaçët e Tirana Parking dhe rrugaçët e...

DENONCIMI/ Një tjetër grabitje nga rrugaçët e Tirana Parking dhe rrugaçët e Policisë Bashkiake

758
0
Shares

Nga DRONI.al

Policia bashkiake, një nga repartet më të urryera të qeverisë lokale ka filluar gjobitjen e përditshme të qindra banorëve të Tiranës për parkimin e makinave para shtëpisë së tyre.Bëhet fjalë për rezidentët që flenë në shtëpinë e tyre, kanë biznesin poshtë shtëpisë së tyre dhe kanë një makinë të regjistruar në emër të biznesit.

Paligjshmëria e dokumentave që lëshon Tirana Parking dhe gjobat që vë policia bashkiake

Mbështetur askund, në asnjë ligj, udhëzim, vendim apo rregullore që është publikuar nga qeveria apo miratuar nga këshilli bashkiak i Tiranës, ata vënë gjoba deri edhe disa herë mbi një pronar apo përdorues makine edhe pse i gjobituri është rezident.

Parkimet e Tiranës si një ferr i qytetarëve të saj janë kthyer në një furnitor të shpërdorimeve të bashkisë së Tiranës që në vjeshtën e  2015, kur një vendim, nr 48 dhe një tjetër 49 përcaktuan rregullat e parkimit dhe tarifave të parkimit duke themeluar ndërmarrjen Tirana parking pa shoqëruar me një shqyrtim të rasteve, analizë të problemeve dhe parashikim të mundësive përvec asaj që kap truri i zyrtarëve gjysëm të shkolluar të bashkisë së Tiranës, përfshirë dhe kryetarin e saj.

Së pari, Tirana Parking ka marrë kompetencat e gjendjes civile të bashkive apo njësive administrative duke gjykuar vertetimet e lëshuara prej saj për të leshuar më pas një tjetër vertetim prej kësaj ndërmarrjeje, që është vertetimi i rezidentit.

Nëse njesia administrative lëshon një vertetim rezidenti atëherë je rezident dhe ti nuk mund të zhbëhesh si rezident nga drejtoria e parkimeve të makinave. Nëse je rezident gëzon të gjitha të drejtat e rezidentit përfshirë edhe ato të parkimit. Një rezident mund të mbajë makinën  e tij personale, mund të ketë makinën  e tij në emër të biznesit, mund të marrë një makinë me qera për një kohë të caktuar ashtu si edhe mund të marrë shtëpinë me qera dhe të jetë sërish rezident.

Përkufiizmi i rezidentit është bërë nga ndërmarrja dhe jo nga vendimi i këshillit bashkiak për parkimet. Një ndërmarrje nuk mund të bëjë përkufizime të cilat më pas përdoren si shkak për ndalime apo ndëshkime.

Vendimi i këshillit bashkiak nuk përcakton asnjë prej veprimeve që kryen sot Tirana Parking dhe policia bashkiake e Tiranës. As nuk thotë gjë për rezidentin, as për makinën e rezidentit, as për makinën e biznesit rezident dhe as për rastin kur rezidenti dhe biznesi janë e njëjta gjë.

Denoncimi

Foto e gjobes. Brenda xhamit vertetimi i banimit ne adresen ku eshte parkuar makina

Në foto është gjoba e vendosur ndaj një makine, që përdoret nga rezidenti dhe që është në emër të biznesit të rezidentit, biznes i cili ka po të njëjtën adresë në të njëtën zonë parkimi. Kësaj makine i vendoset gjobë cdo ditë. Dhe ky rast, i patrajtuar nga vendimi i këshllit bashkiak, qoftë 48, qoftë 49 të vitit 2015, i paeksploruar nga injorantët e Tirana parking, do të bëhet një kazus i vlefshëm në gjykatë në favor të  qindra qytetarëve që grabiten nga policia bashkiake.

Polici që ka arsyetuar mbi gjobën  të përgaditë mirë kuletën pasi do të paditet penalisht për dëm. Të njëjtën gje ta bëjë edhe administrata përgjegjëse e Tirana parking.

Në faqen e saj Tirana parking ka përcaktuar edhe misionin që është: T’ju ofrojmë qytetarëve të Tiranës lehtësimin e parkimit të mjeteve të tyre, nëpërmjet menaxhimit efikas të zonave të destinuara për Parkim Publik. Tirana ka disa mijëra biznese, kryesisht të vogla që janë të lidhur fort me shërbimin me makinë por që për shkak të ‘misionit’ të humbur të ndërmarrjes sot duhet të paguajnë gjoba të majme cdo ditë.

Korrupsion i policisë bashkiake

Rasti i denoncimit të sotëm të gjobës tregon edhe për korrupsionin e policisë bashkiake. Në të njëjtën rrugë ku është parkuar makina dhe në rrugët paralele ka tre zyra të makinave me qera, dy institucioneve, 4 restorante te njohura dhe disa bare, që parkohen  në pjesën më të madhe të hapësirës. Sot 90 për qind e tyre ishin të parkuara por asnjëra prej tyre nuk u gjobit. Policët thjesht janë korruptuar, ose në mos policët, shefi i tyre. Në të njëjtën rrugë ka lejuar ndërtime pa leje vetëm një vit më parë, edhe pse banorët protestuan disa ditë me rradhë. Ndërtuesi tha se ka korruptuar policinë bashkiake, bashkinë, policinë ndërtimore dhe komisariatin 2, kështu që mos u lodhni kot. Policët bashkiakë u zhdukën për disa ditë.

Kujtese: Korrupsioni me parkingun te Stadiumi Selman Stermasi

Por që të kuptosh hajninë e ndërmarrjes mjafton të shikoni projektet. Afër stadiumit Selman Stermasi është një parking me pagesë, pronë e kësaj ndërmarrjeje. Parkimi u ndërtua para 4 vitesh dhe u shtrua më tulla. Por në fund të vitit të kaluar bashkia bëri një tender për rindërtimin e tij afro 100 milioën lekë. Nuk kishte nëvojë për asnjë rindërtim. Ishte parkim luksoz. Dhe ku konsistoi rindërtimi? U morën tullat e shtruara dhe u dërguan diku tjëter të paketuara në paleta. Në vend të tullave u hodh asfalt. U vodhën paratë e tenderit, pasi asgjë nuk u ndërtua, por u vodhën edhe tullat.

Janë të njëtët hajdutë dhe palaco, rrugacët e Tirana parking, rrugacët e policisë bashkiake më në krye kryerrugacin që vënë gjoba makinave nën dritaren e shtëpisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY