Policia ka sekuestruar 215 kg lëndë narkotike, si dhe ka shpallur në kërkim poseduesin e saj.
Gjatë 24 orëve të fundit, në zbatim të planit të masave kundër paligjshmërive të ndryshme për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike policia zhvilloi një aksion të përbashkët nëpërmjet pikave të kontrollit të ngritura në të gjithë qarkun.
Sipas policisë në bazë të hetimeve,në Vlorë automjeti tip “BMV-X5″ dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, dhe menjëherë janë vënë në ndjekje të këtij automjeti.
Drejtuesi i mjetit kur ka parë se po ndiqej nga policia ka rritur shpejtësinë dhe në një rrugë rurale pranë fshatit Sherisht, ka braktisur automjetin së bashku me lëndën narkotike dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.
Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të automjetit, janë gjetur 13 pako të mëdha të mbështjella me letër natriban, me peshë totale prej 215 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Gjithashtu në sajë të këtij operacioni policia ka arrestuar në flagrancë, 42-vjeçarin Gentian Papa, banues në Vlorë, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në një pikë kontrolli në lagjen “Partizani” Vlorë, ku pas kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi tip “Benz-Mercedes” me targë VL8748B, u gjet e fshehur në sedilen e pasme një sasi me lëndë narkotike prej 12.8 gram e llojit kanabis sativa.
Arrestohet Landi Braka, 42 vjeç, banues në Fier, për vepren penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i tij u bë në rreth-rrotullimin e skelës, Vlorë, për arsye se ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targë AA838EU, nën efektin e pijeve alkolike.
Është arrestuar gjithashtu e shpallura në kërkim Fotina Rondo, 57 vjeçe, banuese në Sarandë.
Arrestimi i saj u bë në lagjen nr.4 Sarandë, pasi ajo ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”.
Policia e Vlorës ka shoqëruar 14 persona për verifikime të ndryshme, si dhe ka bllokuar 6 automjete për mungesë të dokumentacionit përkatës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/