Ambasadori britanik: Marreveshja e 5 qershorit nuk duhet te preket. Cfare tha...

Ambasadori britanik: Marreveshja e 5 qershorit nuk duhet te preket. Cfare tha per Meten

78
0
Shares

Ambasadori britanik Duncan Norman tha sot se marreveshja e 5 qershorit nuk duhet te preket.

Duke folur per marreveshjen ndersa ishte ne Shkoder tha se vazhdimësia e saj duhet të bëhet  në mënyrë transparente që të kete konsensus politik.

“Jam në Shkodër për të promovuar skemën tonë të programeve të bursave dhe për të ardhur dhe të bisedoj me politikanët këtu. Reforma elektorale është nje temë shumë e nxehtë në Shqipëri dhe është diçka që Britania e Madhe e sheh me shumë rëndësi që të implementohet. Unë nuk kam një ide të qartë se cila do ishte mënyra e duhur për t’u  implementuar. Çdo vend ka mënyrën e vet dhe çdo sistem mund të behet funksional nëse vullneti elektoral është aty. Ne ishim mbështetës të rëndësishëm të Reformës se 5 qershorit një marrëveshje që u firmos nga të gjitha palët dhe unë mendoj se ajo marrëveshje nuk duhet të ndryshojë. Dhe nëse do kishte vazhdimësi të reformës do duhet të bëheshin në mënyrë transparente dhe në mënyrë të tillë që të kishin konsensus politik. Është detyrë e Këshillit Politik për të gjetur një konsensus dhe unë shpresoj qe kjo gjë të bëhet e mundur por në rast se kjo gjë nuk do jetë e mundur do duhet të gjendet një mënyrë arbitrare mes palëve për të arritur një konsensus. Unë do sugjeroja dhe inkurajoja palët për të bërë këtë gjë funksionale. Do rekomandoja ëtë gjendet një sistem që të funksiononte për Shqipërinë që të bënte zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Unë besoj realisht se nëse do ekzistonte vullneti politik atëherë zgjedhjet do ishin te lira. Qeveria britanike punon me shtetin shqiptar për këtë dhe do punojmë në mënyrë më të fuqishme në zgjedhjet e ardhshëm. Do të vazhdojmë bashkëpunimet me palët ndërkombëtare për të pasur një monitorim me të mirë të zgjedhjeve. Në  vitet e kaluara ka pasur 3 forma të monitorimit nga OSBE ku Britania e Madhe ishte pjesë. Në zgjedhjet e fundit lokale monitoruesi kryesor ka qenë një britanik. Patjetër që është monitorimi vendor apo lokal, nga ata që jetojnë këtu që është monitorimi më i mire dhe monitorimi i tretë që bëhet nga vetë ambasada dhe ne gjithmonë kemi angazhuar stafin tonë që të jetë pjesë e monitorimit nga terreni për zgjedhjet”, tha ambasadori britanik.

Norman gjate nje bisede me gazetaret e qytetit ka fokur edhe për qëndrimin e tij ndaj presidentit Ilir Meta, duke theksuar se ai ka një rol të rëndësishëm kushtetues në vend.

“Presidenti ka një rol të rëndësishëm kushtetues dhe ai vepron në atë që ai mendon se është më e drejta në lidhje me Kushtetutën dhe nuk mendoj se do ishte vendi i duhur për të komentuar mbi rolin e presidentit”, tha Norman./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY