Ngacmoi seksualisht të afërmen e deputetes, shkarkohet këshilltari i ministrit

Ngacmoi seksualisht të afërmen e deputetes, shkarkohet këshilltari i ministrit

47
0
Shares

Zejdush Tahiri është shkarkuar para dy javësh nga posti i këshilltarit të ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, që e ka mbajtur gati dy vjet.

“Koha Ditore” nga tri burime të ndryshme ka mësuar se Tahiri është shkarkuar për shkak të dyshimit për sjellje të pahijshme dhe ngacmim seksual të familjares së një deputeteje të Kuvendit të Kosovës. Vetë deputetja e ka njoftuar ministrin për rastin dhe i ka kërkuar që ta shkarkojë nga MSh­ja Tahirin, kanë thënë burimet. “Koha Ditore” e ka të njohur identitetin e deputetes dhe të familjares që e ka ngacmuar Tahiri, por për shkak të ndjeshmërisë së çështjes ka vendosur që të mos i bëjë publike identitetet.Në një bisedë për gazetën deputetja nuk e ka mohuar se një situatë e tillë ka ndodhur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY