Këlliçi i shqetësuar për krimin në vend: Shteti inekzistent, ministri shpërdoron lekët...

Këlliçi i shqetësuar për krimin në vend: Shteti inekzistent, ministri shpërdoron lekët për makina luksi

125
0
Shares

Me nje reagim te fundit , kreu i FRPD, Belind Kellici shkruan se bandat dhe krimi po fitojnë terren çdo ditë e më shumë.

Ai i referohet vrasjeve që raportohen në lajme. Sipas tij ato raportohen sikur të ishin ndodhi normale dhe për më tepër, sipas tij ministri i brendshëm mohon çdo fakt dhe e kujdeset të shpërdorojë lekët e taksapaguesve shqiptarë për makina luksi, pa e vrarë mendjen se çfarë po ndodh në rrugët e Shqipërisë.

Kelliçi denoncon inekzistencën e shtetit për të parandaluar krimin, e cila sipas tij ka shkaktuar një dëm të madh socio-ekonomik.

“Rënia e investimeve të huaja në Shqipëri, rënia e nivelit të të bërit biznes këtu, falimentimi dhe mbyllja e qepenave të bizneseve vendase, është e lidhur drejtpërdrejtë edhe me paaftësinë e Sandër Lleshajt, për të parandaluar krimin dhe garantuar sigurinë publike!

Jetojmë ende në një vend ku një qytetar i thjeshtë nuk ka garanci për jetën, sepse sot bosat e vërtetë të krimit, janë miqtë e Edi Ramës. Policia është gjithmonë në gatishmëri për të arrestuar ata që kapen me ndonjë qese hashash, por asnjëherë ata që tregtojnë tonelata kokainë, ata që trafikojnë njerëz, ata që merren me vrasje e përdhunime. Përkundrazi! Këta kriminelë, Edi Rama i ul në krahë si partnerë, i shet si modele suksesi, i gradon në poste publike dhe i promovon në Parlament e në krye të bashkive të vendit!

Pseudo-shtetit të Edi Ramës i ka ardhur fundi. Me Partinë Demokratike në qeverisje, Policia nuk do të ketë më fytyrën e urryer të Sandër Lleshajt. Ne do t’i kthejmë dinjitetin uniformave tona dhe do të bëjmë gjithçka për të luftuar krimin dhe bandat. Policët meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe profesionalizëm, e jo si marioneta të shefit të rradhës, që thjesht marrin dhe ekzekutojnë porositë e pushtetarëve”,-shkruan demokrati.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY