Të akuzuar për korrupsion, Gjykata e Posaçme merr vendimin për tre gjyqtarët

Të akuzuar për korrupsion, Gjykata e Posaçme merr vendimin për tre gjyqtarët

146
0
Shares

Gjykata e Posaccme e Apelit ka shpallur vendimin për 3 gjyqtarët e Durrësit Petrit Çeno, Klinton Spahiu dhe Petraq Dhimitri të akuzuar për korrupsion. Apeli i gjeti ata fajtorë për akuzën, por vendosi që ti dënojë me kusht me 4 vite të konvertuar shërbim prove.

Ish-gjykata e krimeve të rënda i dënoi ata me nga 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulej 1/3 e dënimit. Shërbim prove është vendosur edhe për biznesmenin Namik Sadik, i akuzuar për korrupsion Aktiv. Ish- Gjykata e Krimeve të Rënda gjithashtu dha dënim plotësues për gjyqtarët, sipas të cilit, ata nuk mund të ushtrojnë funksione publike për 3 vite.

Gjithsesi gjyqtarët do të vazhdojnë betejën në Apel, pasi vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë nuk është i ekzekutueshëm. Sipas akuzës, biznesmeni durrsak Namik Sadik kishte sponsorizuar udhëtime jashtë vendit për gjyqtarët, ku Sadik ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej nga ata.

Organi i akuzës si prova, radhiti udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmenin në Itali dhe Spanjë. Gjithashtu edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin.

/DRONI.AL/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY