Krimi horror në lokalin në Kavajë, arrestohet autori që goditi me thikë...

Krimi horror në lokalin në Kavajë, arrestohet autori që goditi me thikë 60-vjeçarin dhe nipin e tij

174
0
Shares

Katër ditë pasi masakroi fqinjin në Kavajë, policia ka vënë në pranga autorin Rizan Aliu. Video e momentit kur Aliu godet me thikë duke e masakruar Besnik Çelmetën bëri xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa familja e të plagosurit akuzoi policinë se e mbrojti autorin e ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit se në Kavajë, në ambientet e një lokali po konfliktoheshin disa shtetas dhe për pasojë dy prej tyre ishin plagosur me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen a autorit.

Si rezultat e një pune të pandërprerë për kapjen e tij, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. A., 45 vjeç, banues në Kavaje”,-njofton policia.

Ky shtetas, më datë 16.09.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin B. Ç. dhe pronarin e lokalit shtetasin M. A., i cili ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Kamerat e sigurisë së lokalit kanë filmuar të gjithë ngjarjen e rëndë, ku autori Riza Aliu shikohet teksa hyn me nxitim në lokal duke ndjekur Besnik Çelmetën.

Pastaj autori nxjerr një thikë dhe e godet disa herë. Një tjetër person futet brenda dhe bind autorin të largohet, i cili shihet me thikë në dorë teksa lë lokalin.

Qytetari goditet me thike ne Kavaje! Narkopolicia asnje veprim.Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sbMirmbrema Jetoj në Gjermani dhe punoj si Mësues Para dy ditësh daja im Bensik Çelmeta u godit me thik nga një kriminel që quhet Rizan Aliu . I cili ka ushtruar ne itali aktivitete kriminale me prostituicion dhe me pasurin ilegale ka ndertuar shpi 5 kate pa leje dhe një lokal pa leje ne kavaj . Ju lutem shifeni vidjon dhe foton dhe ju lutemi bejeni publike si policia e korruptuar e kavajes nuk ben asnje gjë . Personi esht par ne shpin e tij serbes dhe policia pin lafe dit per dit ne lokalin e tij ku para vetem 2 ditesh daja im u gjakos gati per vdekje

Publiée par Sali Berisha sur Dimanche 20 septembre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY