Një shqiptar 29 vjeçar dhe një grek, 63 vjeç, u arrestuan dje nga policia greke në zonën e Atikës, pasi dyshohen si anëtarë të një organizate kriminale që është e përfshirë në importimin e sasive të konsiderueshme të drogës nga Spanja në Greqi.
Mësohet se droga, 122 kg e 590 gram hashash hidroponik ishte importuar nga porti i Igumenicës e fshehur në një kamion që transportonte patate nga Spanja.
Dy personat u arrestuan pikërisht në momentin kur po dorëzonin ngarkesën, njoftuan mediat greke.
“63-vjeçari mbante 68 kg e 90 gram hashash në kamion, ndërsa 29-vjeçari shqiptar sasinë tjetër me peshë 54 kg e 500 gram, që sapo e kishte shkarkuar.
Gjatë kontrollit policia sekuestroi edhe 970 euro, tre celularë si edhe një pajisje tablet”, thuhet ne komunikaten e policise.
Nëse do të hidhej në treg droga do të kapte vlerën e 700 mijë eurove. 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/