Kryeministri Edi Rama mbajti sot per dy ore nje takim me drejtuesit e fushates elektorale ne qarqe. Nderkohe ka peezantuar si drejtues te Durresit, pseudonimin e Vangjush Dakos, Ardian Cela, kreun aktual te OSSHE.
Cela ka qene nenkryetar i bashkise se Durresit per sa kohe ajo u drejtua nga Vangjush Dako deri ne vitin 2013 kur ai u vu ne krye te ndermarrjes me te lakmueshme.
Pergjate drejtimit te OSSHE u akuzua shpesh per tendera fiktive nderkohe qe te ardhurat ishin ne shuma te medha si rezultat i mbledhjes me force te detyrimeve nga abonentet e varfer.
Rama u ka dhene porosi krereve ne qarqe te jene te vemendshem per sherbimet ndaj qytetareve.
Mesohet se ai ka kerkuar zevendesim te te gjithe atyre qe nuk kane pasur nje performance te mire pas me shume se 7 vitesh ne pushtet me performance te keqe.
Ky eshte takimi i trete brenda pak kohesh qe Rama mban me drejtuesit politike te PS ne vend. Dy të parat u mbajtën më 9 shtator dhe 14 shtator.
Rama ka deklaruar se kerkon mandat te trete duke perseritur pike per pike 2017 sic eshte rasti kthimi i Dakos ne krye te Durresit permes pseudonimit te tij. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/