Tirana, 1 ne 4 vdekje ndodh per shkak te ndotjes se mjedisit

Tirana, 1 ne 4 vdekje ndodh per shkak te ndotjes se mjedisit

55
0
Shares

Raporti i Agjencisë së Mjedisit të BE ka gjetur se një në 4 vdekje në Shqipëri nga ndotja e ajrit, tha sot Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, e cila po ashtu publikoi të dhënat e frikshme.

Një në katër vdekje në Shqipëri vjen per shkak te ndotjes se mjedisit. Kështu raporton BBC, duke iu referuar një raporti të Agjencisë së Mjedisit të BE. Sipas raportit Shqipëria është një nga vendet ku numri i vdekjeve nga ndotja është rekord, gati 23 përqind e totalit te vdekjeve.

“Tirana është qyteti me ndotjen më të madhe, qyteti që po rrit përditë rrezikun e vdekjes së qytetareve të tij me ndotjen që vetëm shtohet si pasojë e betonizimit masiv dhe të pakufijshëm të saj.

Përkundrejt propagandës së Veliajt me pemë edhe me biçikleta, kemi një Tiranë që është betonizuar masivisht. Kullat janë bërë e zakonshme e zonës kryesore të qytetit të Tiranës.

Ajri që ne thithim në Tiranë është i rrezikshëm për shëndetin tonë, është burim kanceri dhe burim vdekjeve”, deklaroi Ina Zhupa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY