OFL në Elbasan, 5 të dënuarit që duhet të “zbardhin” pasurinë

OFL në Elbasan, 5 të dënuarit që duhet të “zbardhin” pasurinë

117
0
Shares

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë pesë personave të dënuar për trafik dhe kultivim të lëndëve narkotike në Elbasan.

Ata janë Artan Gega, Abaz Gega, Arzen Mama, Gentian Gjoka dhe Ardian Subashi.

Të pestë ata duhet të konfirmojnë brenda 48 orëve që pasurinë e kanë vendosur në rrugë të ligjshme, në të kundërt OFL do t’ua konfiskojë.

A. G., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve“;

A. G., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;

A. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

G. Gj., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A. S., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

“OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, bën me dije OFL.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY