Alarm prej koronavirusit/Mbyllet fasoneria në Pogradec, pezullohet mësimi në 2 shkolla në...

Alarm prej koronavirusit/Mbyllet fasoneria në Pogradec, pezullohet mësimi në 2 shkolla në Berat

139
0
Shares

Tre punonjëse të një fasonerie në Pogradec kanë rezultuar pozitive me koronavirus. Gjithashtu janë infektuar edhe dy infermiere të cilat punojnë në qendrat shëndetësore në fshatrat e Pogradecit, si dhe një nxënës në një nga shkollat e qytetit.

Mësohet se fasoneria me 110 punonjës është mbyllur dhe dezinfektuar, ndërkohë që janë dezinfektuar edhe ambientet e qendrave shëndetësore.

Nxënësi i infektuar është kontakt i një prej punonjësve të fasonerive dhe ai nuk është paraqitur asnjë ditë në shkollë. Infermieret dhe punonjëset e fasonerisë janë gra të moshave 30-50 vjeç.

Nderkaq, gjatë ditës së djeshme, 8 mësues dhe një polic janë prekur me COVID-19 në qytetin e Beratit. 8 mësuesit e prekur janë në shkollën ” Ajet Xhindole” dhe në shkollën në Mbrakull. Për pasojë gjatë ditës së sotme nuk është zhvilluar mësimi në klasat ku jepnin mësim 8 të infektuarit, pasi nuk janë zëvendësuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY