Detajet e arrestimeve nga RENEA/86 pika kontrolli në rrugët kombëtare, 22 të...

Detajet e arrestimeve nga RENEA/86 pika kontrolli në rrugët kombëtare, 22 të ndaluar

102
0
Shares

Përgjatë ditëve të fundit, policia ka ngritur një sërë pikash kontrolli, ku vetëm përgjatë 24 orëve të fundit, janë organizuar 86 të tilla, dhe janë arrestuar rreth 22 persona.

Në kryeqytet, shërbimi i “Shigjetave” ka arrestuar një person i cili ishte i shpallur në kërkim nga gjykata e Fierit për vrasje më 24 nëntor 2019.

Ndërsa, në fshatin Zallë, Fushë Krujë, janë gjetur 203 kilogramë lëndë narkotike dhe është arrestuar babai, ndërsa dy djemtë janë shpallur në kërkim.

Po ashtu edhe në Elbasan u arrestua në flagrancë një 41-vjeçar, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 8 shtetas sirianë dhe nuk i është bindur urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar ndërsa në Korçë është arrestuar një tjetër person pasi transportonte 3 emigrantë të paligjshëm me një mjet që e drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Sipas policise, në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 22 shtetas, janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, janë proceduar penalisht 7 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 56 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Gjithashtu janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 17 automjete në gjithë vendin.

Policia e ShtetitNë të gjithë vendin ka vijuar zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj. Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare. Në të gjithë vendin, janë ngritur 83 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.Si rezultat i kontolleve janë sekuestruar tre armë të ftohta dhe disa doreza metalike e shkopinj bejzbolli që i mbanin drejues mjetesh me vete, si dhe sasi të vogla lëndë narkotike kanabis e doza me heroinë e kokainë. Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 29 shtetas, janë proceduar penalisht 6 të tjerë, si dhe janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin 79 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.Si dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 23 automjete në gjithë vendin .Operacioni vijon.Policia e Shtetit fton qyetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Publiée par Policia e Shtetit sur Dimanche 20 septembre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY