Mbyllet kati i parë dhe i dytë në universitetin Ismail Qemali, godina e rektoratit.
Mësohet se shkak për mbylljen është bërë infektimi me koronavirus i tre personave në këtë universitet, ndërkohë që 10 të tjerë, kontakte me të infektuarit, janë karantinuar deri në mbërritjen e përgjigjes së tamponit.
Siç bëhet e ditur, edhe departamenti i biologjisë pranë këtij universiteti është mbyllur ndërsa godina pritet të dezinfektohet.
Nderkaq, raportohen nëntë persona në Elbasan te cilet kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në 24 orët e fundit.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/