Këngëtari i njohur për Elena Picin e Ministrisë së Brendshme: Ç’të keqe...

Këngëtari i njohur për Elena Picin e Ministrisë së Brendshme: Ç’të keqe ka të aktrosh 18 vjeçe

812
0
Shares

Elena Pici  mori vemendjen e te gjitheve, sapo u emerua sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme. Vajza është e njohur pasi ka qenë figurante në klipin e Alban Skënderajt, “Mirëmëngjes”. Pas shfaqjes ne klip, te gjithe filluan te merreshin me te.

Kjo nuk i ka pëlqyer këngëtarit Alban Skënderaj, i cili i ka dalë në mbrojtje vajzës përmes një statusi në Instagram, ku shkruan se është absurde dhe demotivuese për të rinjtë që të gjykohen nga puna që kanë bërë më parë.

“E përshkruar si diçka degraduese, ç’të keqe ka në parim të aktrosh në një klip 18 vjeçe, pavarësisht moshës, në një rol kryesor dhe aq më tepër në një klip artistik, familjar, të një kënge të vlerësuar, dëgjuar dhe respektuar nga të gjitha moshat?”, shkruan mes të tjerash këngëtari.

Albani shprehet se nuk e njeh personalisht Elena Picin, por ka mbështetjen e tij në një vend ku ka shumë halle thelbësore sesa të merren me të shkuarën e vajzës që sot punon në Ministrinë e Brendshme.

Elena Pici zëvendësoi Plarent Ndrecën, në pozicinin e sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY