“Kam frikë me prit dimrin me këtë shtëpi”, qytetari nga Shijaku: ...

“Kam frikë me prit dimrin me këtë shtëpi”, qytetari nga Shijaku: Ende s’kam marrë asnjë lekë, letrat i bëra me lekë borxh

112
0
Shares

Shtëpia e Shpëtim Shahinit në fshatin Shahinaj në Shijak, ka pësuar dëmtime serioze që në tërmetin e 21 shtatorit. Në vlerësimin e parë, inxhinierët e kishin nxjerrë për shembje, ndërsa në vlerësimin e dytë i kanë thënë që është për DS3.

Në bisedën që pati me Shefin e kabinietit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ai thotë se ndihet i pasigurt në shtëpinë e tij nga dëmtimet që ka marrë banesa dhe ndryshimi i vlerësimit. Ai shprehet se është futur në borxh për të mbyllur letrat e shtëpisë, pasi bashkia i ka kërkuar të paguajë taksat, në mënyrë që të përfitojë dëmshpërblimin dhe se lekët e vlerësimit nuk i dalin as për të larë borxhet.

Shpëtim Shahini: Quhem Shpëtim Shahini, jam banor i fshatit Shahinaj, Njësia Administrative Gjepalaj. Kam një ankesë që më tako me e ba. Që tërmetin e parë në shtator që u tund shpia erdhën, bëmë dosjen gati tu marr shpërblim. Prit shpërblim s’ka, iku shtatori. Erdhi nëntori, më i fuqishëm. Erdhën e panë, këmbëngulën me e bo për shembje se fatkeqësisht ju e shihni.

Dorian Teliti: Pra, s’t’i kanë dhënë lekët që të takojnë?

Shpëtim Shahini: Jo s’i kanë dhënë!

Dorian Teliti: Sepse thonë, paguaj përpara detyrimet që ti ke?

Shpëtim Shahini: Po, po, kusht!

Dorian Teliti: Taksat që ti ke?

Shpëtim Shahini: Po, po, po, kusht! Shkova i qava hallin.

Dorian Teliti: Shpëtim, me sa veta jeton në familje?

Shpëtim Shahini; Unë jam vetë i 5-ti, nusja, çuni dhe dy pleqtë. Pleqtë janë të sëmurë, i kam 80 vjeç, 75-85, me ilaçe janë.
Dorian Teliti: Kush fle në këtë dhomë këtu që muri është…

Shpëtim Shahini: Këtu është çuni.

Dorian Teliti: Këtu fle djali?!

Shpëtim Shahini: Po, po deshe shkojmë te dhoma e pleqve, ta shihni me sytë tuaj, ka rënë tavani në tokë.

Dorian Teliti: Pra, djali fle me këtë murin e çarë te koka?

Shpëtim Shahini: Këtu, këtu. Na ka ardh DS3, çfarë do bëj unë më 5 milion lekë kur 1 milion e 300 mijë unë i kam bërë harxhime. Duhet të zbriten këto se unë s’kam lekë, unë lekët i kam marrë borxh. Me inxhinierë, me taksën, me noterë, me rrugë, me shkuan 1 milion e 300 mijë lekë.

Dorian Teliti: I ke marrë borxh këto lekë?

Shpëtim Shahini: Borxh o vlla, t’i jap me emër po deshe, po s’besove. Si qe kjo punë kshtu ore. Më thuaj ti mua si qe kjo punë kështu, prit e të shohim. Unë kam frik me prit dimrin mje këtë shtëpi ore, me ardh nje furtunë e madhe na ze të gjithë brenda.

DENONCIMI I QYTETARIT SHPËTIM SHAHINI, NJËSIA ADMINISTRATIVE GJEPALAJ, SHIJAK

Shtëpia e Shpëtim Shahinit në fshatin Shahinaj në Shijak, ka pësuar dëmtime serioze që në tërmetin e 21 shtatorit. Në vlerësimin e parë, inxhinierët e kishin nxjerrë për shembje, ndërsa në vlerësimin e dytë i kanë thënë që është për DS3. Në bisedën që pati me Shefin e kabinietit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ai thotë se ndihet i pasigurt në shtëpinë e tij nga dëmtimet që ka marrë banesa dhe ndryshimi i vlerësimit. Ai shprehet se është futur në borxh për të mbyllur letrat e shtëpisë, pasi bashkia i ka kërkuar të paguajë taksat, në mënyrë që të përfitojë dëmshpërblimin dhe se lekët e vlerësimit nuk i dalin as për të larë borxhet.Shpëtim Shahini: Quhem Shpëtim Shahini, jam banor i fshatit Shahinaj, Njësia Administrative Gjepalaj. Kam një ankesë që më tako me e ba. Që tërmetin e parë në shtator që u tund shpia erdhën, bëmë dosjen gati tu marr shpërblim. Prit shpërblim s’ka, iku shtatori. Erdhi nëntori, më i fuqishëm. Erdhën e panë, këmbëngulën me e bo për shembje se fatkeqësisht ju e shihni.Dorian Teliti: Pra, s’t'i kanë dhënë lekët që të takojnë?Shpëtim Shahini: Jo s'i kanë dhënë! Dorian Teliti: Sepse thonë, paguaj përpara detyrimet që ti ke?Shpëtim Shahini: Po, po, kusht!Dorian Teliti: Taksat që ti ke?Shpëtim Shahini: Po, po, po, kusht! Shkova i qava hallin. Dorian Teliti: Shpëtim, me sa veta jeton në familje?Shpëtim Shahini; Unë jam vetë i 5-ti, nusja, çuni dhe dy pleqtë. Pleqtë janë të sëmurë, i kam 80 vjeç, 75-85, me ilaçe janë.Dorian Teliti: Kush fle në këtë dhomë këtu që muri është… Shpëtim Shahini: Këtu është çuni.Dorian Teliti: Këtu fle djali?!Shpëtim Shahini: Po, po deshe shkojmë te dhoma e pleqve, ta shihni me sytë tuaj, ka rënë tavani në tokë. Dorian Teliti: Pra, djali fle me këtë murin e çarë te koka?Shpëtim Shahini: Këtu, këtu. Na ka ardh DS3, çfarë do bëj unë më 5 milion lekë kur 1 milion e 300 mijë unë i kam bërë harxhime. Duhet të zbriten këto se unë s’kam lekë, unë lekët i kam marrë borxh. Me inxhinierë, me taksën, me noterë, me rrugë, me shkuan 1 milion e 300 mijë lekë.Dorian Teliti: I ke marrë borxh këto lekë?Shpëtim Shahini: Borxh o vlla, t’i jap me emër po deshe, po s’besove. Si qe kjo punë kshtu ore. Më thuaj ti mua si qe kjo punë kështu, prit e të shohim. Unë kam frik me prit dimrin mje këtë shtëpi ore, me ardh nje furtunë e madhe na ze të gjithë brenda.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 21 septembre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY