Nje aksion i madh i Policise se Shtetit Ka nisur ne te gjithe vendin pas nje jave te pergjakshme vrasjesh.
Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.
Në të gjithë vendin, janë ngritur 83 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.
Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i kontolleve janë sekuestruar tre armë të ftohta dhe disa doreza metalike e shkopinj bejzbolli që i mbanin drejues mjetesh me vete, si dhe sasi të vogla lëndë narkotike kanabis e doza me heroinë e kokainë.
Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 29 shtetas, janë proceduar penalisht 6 të tjerë, si dhe janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, njofton Policia e Shtetit.
Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin 79 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.
Si dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 23 automjete në gjithë vendin .
Operacioni nderkohe po vijon./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/