KORCE/ U vdes pacienti ne klinike private, 2 mjeke procedohen penalisht

KORCE/ U vdes pacienti ne klinike private, 2 mjeke procedohen penalisht

201
0
Shares

Policia bën me dije se shtetasja Xhensila Duka, banuese në Korçë, ka ndërruar jetë në klinikën private rreth orës 16:30 minuta të ditës së shtunë (19 shtator).

Për këtë arsye, policia ka nisur procedimin penal për mjekun Ilir Bibolli mjeku dhe infermieren Marinela Postol.

Jo zyrtarisht, thuhet se ndjera po bënte fibroskopi pranë klinikës, por do të jetë autopsia ligjore ajo që do të përcaktojë përfundimisht shkakun.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj dy mjekeve, I. B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë, thuhet ne njoftimin e policise.

Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.

Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY