PD jep alarmin: “Mësuesit po shfrytëzohen si skllevër”

PD jep alarmin: “Mësuesit po shfrytëzohen si skllevër”

78
0
Shares

“Mësuesit po shfrytëzohen si skllevër”, PD jep alarmin ne lidhje me situaten e rende.

“Në javën e parë të vitit të ri shkollor ajo që u vu re gjerësisht, ishte trajtimi i mësuesve si skllevër.

Qeveria në ikje e Edi Ramës nuk ka marrë asnjë masë për të siguruar mësim cilësor. Mësuesit detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4 turne, nga 12 orë në ditë, pa pushim, pa ushqim, me një mbingarkesë skllavëruese vetëm për faktin se qeveria refuzon të shtojë fondet për shkollat dhe të rrisë numrin e mësuesve.

Me 30 minuta mësim dhe me mësues të rraskapitur, sakrifica e të gjithëve, e nxënësve, prindërve, mësuesve, nuk do të shpërblehet me dije më të mira”, tha sot eksperti i arsimit Ndricim Mehmeti.

Mehmeti tha se tani ata detyrohen të qëndrojnë edhe mbi 40 orë, duke i shfrytëzuar si skllevër, pa u shqetësuar se, sa më shumë t’i keqpërdorin mësuesit, aq më shumë do të ulet cilësia e mësimdhënies.

Në fund të javës së parë, mësuesit, janë të lodhur, të keqtrajtuar, të mbistresuar nga puna me orë të zgjatura, pa ushqim, pa dalë nga shkolla. Brenda një ditë, atyre u duhet të ndërrojnë edhe deri në tre maska, duke shtuar shpenzimet e tyre dhe rënduar ekonominë personale.

Mehmeti ne emer te PD propozoi nje pakete masash.
“Qeveria duhet të miratojë pa vonesë një buxhet shtesë, për vijimin normal të mësimit, i cili do të mbulojë këto nevoja bazike:

• Shpërblimin e mësuesve për orët e zgjatura
• Marrjen në punë të mësuesve të rinj për të mbuluar ngarkesën e turneve
• Testimin serologjik dhe me tampon të mësuesve dhe stafit ndihmës
• Sigurimin e termometrave, dezinfektantëve dhe kushteve minimale higjeno-sanitare në shkolla.
• Brenda tetorit, të bëhet certifikimi i shkollave, nëse përmbushin kushtet anticovid

Gjithashtu, qeveria duhet të sigurojë që çdo institucion publik apo privat t’u mundësojë prindërve të punësuar marrjen e fëmijëve nga shkolla deri në kthimin në normalitet”, deklaroi eksperti per arsimin ne PD, Ndricim Mehmeti. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY