“Burri ka 3-4 dashnore, dhe iku”, djali ishte ne depresion

“Burri ka 3-4 dashnore, dhe iku”, djali ishte ne depresion

185
0
Shares

Nena e 31-vjeçarit që tentoi të vriste veten në shtëpinë e vjehrrit të tij ne Fier, tha sot se i biri ishte ne depresion.

Sabire Meta thabsot per mediat e Fierit se djali i saj Eltoni ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike për shkak se nusja ishte larguar nga shtëpia së bashku me vajzën 1 vjeç e gjysmë.

‘Djali kaloi në depresion prej nuses, se sillej shumë keq nusja me të. E morëm të vogël, dhe më thoshte të nesërmen ‘jam bërë pishman’. Iku nga shtëpia mori dhe vajzën e mitur, 1 vjeç e gjysmë. E mora në telefon dhe i thashë o Ina pse e bëre këtë, o ma më tha unë se dua më djalin tënd. E pashë që shkruante në telefon por nuk e dija se po na e punonte.

I them djalit o vëlla shkojmë bashkë dhe e marrim, fola me gjyshen e saj në telefon dhe i thashë se ti je plakë pse i nxit gjërat. I ngritën kurth djalit, e ka denoncuar në rajon atë ditë që iku nusja nga shtëpia. Djali iku në drejtim të paditur, kishte ikur në Malin e Tomorrit, djali në muajin Prill ka bërë një aksident të rëndë, e keni dhe në gazeta. Ndoshta ka kaluar dhe nga kjo, policia e ndihmoi shumë se ai kishte thënë që do të vetëvritej. Siç ma nxiu ajo mua pragun e shtëpisë, ashtu ia nxiftë dhe asaj”, shprehet Meta.

Edhe babai i 31-vjeçarit u shpreh se djali kaloi në depresion dhe e gjetën në Malin e Tomorrit

“kaloi në depresion prej xhelozisë së gruas, se thoshte ajo që burri ka 3-4 dashnore”, tha ai.

Gjatë ditës së djeshme Elton Meta tentoi vetëvrasjen në shtëpinë e vjehrrit, dhe u desh ndërhyrja e RENEA-s për neutralizimin e tij./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY