Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e SPAK për çështjen e gjyqtarit të KPA, Luan Daci.
Gjykata e Lartë shqyrtoi në Dhomë Këshillimi rekursin e SPAK dhe vendosi pranimin, për ta kaluar çështjen në gjykim.
SPAK bëri rekurs kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që i hoqi gjyqtarit Daci masën e sigurisë.
Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë që kishte pezulluar Luan Dacin nga detyra. Ndërkohë, SPAK kërkon që t’i rikthehet gjyqtarit Luan Daci masa “pezullim nga ushtrimi i detyrës”.
Daci u pezullua pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për “Falsifikim Dokumentash”.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/